Connect with us

Bota

Plani i BE-së për riatdhesimet falë guximit tonë, thotë Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh se propozimi për riatdhesimet e emigrantëve i paraqitur nga shefja e BE-së, Ursula von der Leyen për hapjen e qendrave të përpunimit për azilkërkuesit në vendet jo anëtare të Unionit u krijua falë planit të Italisë për përpunimin e shpejtë të kërkesave për azil në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Ansa, duke cituar një debat të Dhomës së Ulët përpara Këshillit Evropian të kësaj jave.

“Të gjithë duhet të merren me realitetin që propozimi për riatdhesimet e paraqitur nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen flet për hapjen e qendrave për të përpunuar aplikimet e emigrantëve – nuk do të kishte ndodhur kjo nëse Italia nuk do të kishte pasur guximin për të nisur protokollin me Shqipërinë”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane iu referua gjithashtu një vendimi të fundit të Gjykatës Supreme të Kasacionit që thoshte se qeveria ishte e detyruar të paguante dëmshpërblim për një azilkërkues, i cili ishte ndaluar për një kohë të gjatë në një anije të rojes bregdetare të shpëtimit të emigrantëve në gusht të vitit 2018.

Kjo, për shkak të një politike të porteve të mbyllura të promovuar nga ministri i atëhershëm i Brendshëm, Matteo Salvini, duke thënë se tashmë nuk i respektoni rregullat tona.

“Shpjegojuni këtyre njerëzve se ne duam të respektohen rregullat tona nëse na kërkohet të paguajmë dëmshpërblim për ata që hyjnë ilegalisht në Itali”, deklaronte ai.

Advertisement