Connect with us

Bota

Plani i paqes, dorëzohet Zelensky: Gati për shkëmbim territoresh me Rusinë

“Në tryezën e mundshme të bisedimeve, gati për të shkëmbyer territore” – ka deklaruar presidenti ukrainas Volodimir Zelensky.

Ideja është që të lëshohet territori i pushtuar nga Ukraina në rajonin rus të Kurskut, të pushtuar gjashtë muaj më parë, në këmbim të një zone nën pushtimin rus.

“Ne do të shkëmbejmë një territor me një tjetër,” tha ai, duke shtuar se nuk e dinte se çfarë zone të pushtuar nga ushtria ruse mund të kërkojë Ukraina në këmbim.

“Nuk e di, do të shohim. Por të gjitha territoret tona janë të rëndësishme, nuk ka prioritet”.

Presidenti ukrainas tha më vonë se do t’u ofronte kompanive amerikane kontrata rindërtimi fitimprurës dhe koncesione investimesh në përpjekje për të mbajtur Trumpin në anën e tij.

“Ata që po na ndihmojnë të shpëtojmë Ukrainën do të kenë mundësinë ta rinovojnë atë, me aktivitetet e tyre së bashku me kompanitë ukrainase. Ne jemi gati të flasim për të gjitha këto gjëra në detaje” – theksoi Zelensky

Advertisement