Bota
Plani i Trump për Gazën në rrezik, Hamas drejt refuzimit
Një zyrtar i paidentifikuar i Hamasit i tha multimedialit britanik BBC se grupi pritet të refuzojë planin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të liruar pengjet.
Zyrtari tha se marrëveshja “i shërben interesave të Izraelit” dhe “injoron ato të popullit palestinez”.
Ai e bëri të qartë se Hamasi nuk është gati të çarmatoset dhe se nuk do të bjerë dakord që një forcë ndërkombëtare të vendoset në Rrip, të cilën e sheh si një formë të re pushtimi.
Donald Trump ka thënë se Hamasi ka “tre ose katër ditë” për t’iu përgjigjur planit të tij për Gazën ose për t’u përballur me pasojat.
Duke folur me gazetarët ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë të martën, Trump tha se udhëheqësit izraelitë dhe arabë e kishin pranuar propozimin dhe “ne thjesht po presim Hamasin”.
“Hamasi ose do ta bëjë ose jo, dhe nëse nuk do ta bëjë, do të jetë një fund shumë i trishtë”. I pyetur nëse kishte vend për negociata, Trump u përgjigj: “Jo shumë”.