Connect with us

Kronike

Plas grushti në Librazhd, 34-vjeçari dhunon 48-vjeçarin (DETAJET)

Një sherr ka ndodhur në Librazhd, ku 34-vjeçari me inicialet E.D, ka goditur me grushte një 48-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa  ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 34-vjeçarin.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement