Sport
Plas në Spanjë/ Barcelona ka paguar zv.presidentin e Komitetit të Gjyqtarëve
FC Barcelona mund të përballet me rënie nga La Liga ose zbritje të pikëve pasi akuzohen se kanë paguar ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, 1.4 milionë euro.
Arbitri i mëparshëm Jose Maria Enriquez Negreira ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Federatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll nga viti 1994 deri në vitin 2018. Nga viti 2016 deri në 2018, Prokuroria e Barcelonës pretendon se Barca i ka paguar 1.4 milionë euro një kompanie që zotëronte Negreira të quajtur DASNIL 95.
Në mediat spanjolle thuhet se Negreira, i cili dikur ishte gjyqtar i La Ligës, mori 532,728.02 € (571,000 dollarë) në 2016, 541,752 € (580,000 dollarë) në 2017, dhe më pas 2017 € 341,000 dollarë) në 2018 përmes DASNIL 95. Kur dëshmuan para Prokurorisë, Negreira dhe djali i tij kanë mohuar se Barça ka marrë ndonjëherë ndonjë trajtim preferencial sipas vendimeve të arbitrave.
Ata pretendojnë se paratë janë paguar për shkak të punës këshilluese që ka kryer Negreira për mënyrën se si lojtarët duhet të sillen ndaj gjyqtarëve, dhe ai gjithashtu ka dhënë këshilla se çfarë mund ose nuk mund të bëjnë, në varësi të faktit se cili zyrtar ishte duke arbitruar një ndeshje të caktuar. Megjithatë, deri më tani, Negreira thuhet se nuk ka qenë në gjendje të prodhojë ndonjë dokument që vërteton se ai ka ofruar këto lloje shërbimesh për FC Barcelona.
Ndërkohë Barcelona përmes një deklarate ka pranuar se kishte marrë shërbimet e një ‘konsulenti teknik të jashtëm’, por mohoi çdo mashtrim, ndërsa u ankua gjithashtu se lajmi erdhi në një kohë kur Barça është lidere në La Liga me rreth 56 pikë.
🚨 El Barça va pagar 1,4M€ a José María Enríquez Negreira (exvicepresident del CTA) entre 2016 i 2018, mentre exercia el càrrec
🔎 Bartomeu assegura que la junta de Laporta va heretar els pagaments el 2003 i que no es van interrompre fins el 2018https://t.co/xxYiSA5szB
— Què T'hi Jugues (@QueThiJugues) February 15, 2023