Connect with us

Kosova

PLAS NE VOJVODINE/ Ja çfarë pritet të ndodhë më 11 janar, tërbohet Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur ne mbledhjen e qeverise serbe, tha se më 11 janar pritet që nga grupe te caktuara të prezantohet “e ashtuquajtura platforma e Vojvodinës”, qëllimi i së cilës, sipas tij, është që Serbise ti hiqet nje pjese e pushtetit që ajo ka në Vojvodinë dhe krahina të rikthehet në gjendjen e para asaj qe ai e quajti “revolucioni i kosit”.

Megjithatë, analiste te ndryshem e vlerësojnë këtë deklaratë si një përpjekje tjetër për të larguar vëmendjen nga protestat dhe bllokadat e studentëve.

Presidenti Vuçic shpjegoi se pritet qe nga prezantimi i “Platformës së Vojvodinës” te zyrtarizohet politika separatiste brenda krahines autonome, e cila synon destabilizimin e Serbisë.

Ne fakt, pothuajse cdo dite ne Serbi degjohen histori për ndikimin e huaj që tenton të rrëzojë rendin kushtetues në vend, teksa studentet protestues jane etiketuar si mercenar, kurse atate universitetete te Novi Sadit ne Vojvodine jane quajtur deri edhe spiunë kroatë dhe separatistë.

Analistet vlerësojnë gjithashtu se bëhet fjalë vetëm për “verbimin e syve” të elektoratit dhe largimin e vëmendjes nga protestat.

Dinko Gruhonjiç, gazetar dhe profesor universiteti, beson se kjo deklaratë e presidentit Vuçic është përpjekje për të larguar vëmendjen e publikut nga përgjegjësia që qeveria duhet të mbajë për shkak të tragjedisë në Novi Sad, por që sipas tij, nuk do të japë fryte. Gruhonjić mbetet i bindur se presidenti serbdo të duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe penale për shembjen e tendës në Novi Sad, si dhe për “krime të tjera dhe aktivitetet kriminale-korruptive të regjimit te tij mafioz-shovinist”.

Kurse Aleksandar Olenik, avokat dhe anëtar i kryesisë së LSV-Vojvodinë, vlerësoi se deklarata e presidentit për platformën e Vojvodinës është vetëm përpjekje për të shpërqendruar elektoratin e tij dhe për të “fshehur rebelimin dhe bllokadën studentore”.

Nga ana tjeter, Miroslav Parovic, kryetar i Lëvizjes për Liri Popullore, tha për median serbe Danas se rihapja e të ashtuquajturës çështje e Vojvodinës u ndërtua nga presidenti në mënyrë që të paraqitet si i vetmi që mund ta parandalojë ndarjen dhe aneksimin e krahines.

“Ideja është që të fillohet stereotipi i vjetër se Serbia po sulmohet edhe nga sorrat dhe për këtë arsye të gjithë serbët të mblidhen rreth flamurit, të cilin sigurisht do ta tund personalisht Vuçici” – potencoi Parovic

Advertisement