Kronike
Plas sherri mes dy familjeve, arrestohen 5 persona dhe procedohen 3 të tjerë

5 persona janë arrestuar nga Policia e Kamzës në Valias, pas një sherri mes dy familjeve.
Në pranga janë vënë babai me dy djemtë e njërës familje dhe babë e bir të familjes tjetër, ndërsa motivi i sherrit mes tyre sipas policisë është për motive të dobëta.
Ndërkohë, gratë që ishin përfshirë në konflikt, u proceduan penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

