Connect with us

Aktualitet

Agravon sherri mes adoleshentëve, 15-vjeçari plagos me thikë 17-vjeçarin

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta ka ndodhur në Lushnje. Një i mitur 15 vjeç për shkak të një konflikti të çastit ka goditur me thikë një 17 vjeçar.

15-vjeçari është arrestuar nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë 17 vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin.

17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve”,- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement