Sport
Plas skandali me audio-përgjimin e Mbappé dhe Dembélé: Barcelona, një ekip mu*i
Në një audio nga një seancë stërvitore e PSG-së, Lucas Hernández dyshohet se dëgjohet duke fyer Barcelonën gjatë një bisede me Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé. Kujtojmë se ky i fundit iu bashkua skuadrës pariziene nga Barça kësaj vere.Në audio, e cila u publikua në një video stërvitore të shpërndarë nga një kanal zyrtar i PSG-së, Mbappé dëgjohet duke i thënë Dembélé: “Ti vjen nga Barcelona,pse nuk këndon?”Më pas dëgjohet një lojtar tjetër duke u përgjigjur: “Si mund të të mësojë një ekip mu*i si Barcelona të këndosh?”Media të tilla si ‘Onze Mondial’, ‘Foot Mercato’ ose ‘Sports Fr’ e identifikuan lojtarin e PSG-së si Lucas Hernández dhe theksuan shqetësimin e madh që ky koment ka krijuar te Barcelona.Lucas Hernández, mbrojtësi francez 27-vjeçar i trajnuar në akademinë e të rinjve të Atlético Madridit, nënshkroi për PSG-në këtë verë, erdhi nga Bayern Munich.Lojtari nga Marseille, i cili bëri debutimin e tij me Atlético Madridin e Simeone më 3 dhjetor 2014, shkoi te Bayerni më 27 mars 2019, pasi skuadra gjermane pagoi klauzolën e tij prej 80 milionë euro.Më 9 korrik 2023, PSG zyrtarizoi nënshkrimin e Lucas Hernández, një operacion me vlerë rreth 50 milionë euro.Lucas Hernández fitoi Kupën e Botës 2018 me Francën.