Aktualitet
‘Plehrë … i paudhë’/ Kumbaro shpërthen ndaj qytetarit: Po të gjeta …
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka nisur një valë ofendimesh për qytetarët shqiptarë në Facebook. Në një postim të hedhur mbrëmjen e kaluar, Ministrja Kumbaro ka quajtur një person plehrë. Kjo pasi qytetari kishte hedhur një qeskë me mbeturina jashtë koshit të plehrave. Por pasi e ka quajtur dembel dhe plehrë qytetarin, Ministrja ka menduar që të rregullojë pak gjuhën e rëndë që ka përdorur në Facebook.
Ajo e ka edituar fjalën plehrë në postimin e saj me fjalën i paudhë. Por jo vetëm kaq pasi në editimin e bërë në faqen e Ministres është shtuar dhe një fjali kërcënuese në fund, për atë qytetar që ka hedhur mbeturinat jashtë koshit.
Postimi i parë:
Sapo mbaroi turnini ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua ne koshin bosh , e le pisllekun tend ne trotuar Po çfare borxhi te kemi more….plehre Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more…
Postimi i edituar
Sapo mbaroi turni i ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua ne koshin bosh , e le pisllekun tend ne trotuar Po çfare borxhi te kemi more… i paudhe Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more… Nuk e di akoma kush je, por po te gjetem…./dosja.al