Connect with us

Kosova

Plumba mbi Manastirin e Banjskës, ja pse nuk u ekze*kutuan terro*ristët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për transmetuesin britanik “BBC” zbuloi arsyen pse u lanë të lirë pjesëtarët e grupit paramilitar serb që sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo bandë që cenoi sigurinë dhe paqen në veriun e trazuar të vendit, u neutralizua nga policia e Kosovës dhe operacioni policor gëzoi mbështetje të gjërë ndërkombëtare. Tre pjesëtarë të bandës terroriste u vranë, tre të tjerë u plagosën dhe gjashtë u arrestuan, ndërsa të tjerët u arratisën në Serbi.

Duke folur për ngjarjet e 24 shtatorit 2023, kreu i ekzekutivit sugjeroi se shteti serb provokoi luftë. Por, pyetja e gazetarit të BBC-së ngushtoi kryeministrin Kurti teksa u pyet : “Pse i latë të iknin, kur veçse ishin të rrethuar”.

“Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë dhe s’deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonte në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të iknin”- sqaroi Kurti.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, përkundër se pranoi përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit, ai dhe terroristët tjerë që s’u kapën nga policia lëvizin të lirë nëpër Serbi.

Advertisement