Connect with us

Kronike

Plumba në mesnatë në Shkodër/ Paralajmërim apo atentat

Të shtëna arme janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Prek Cali”.

ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një plumb ka kapur në derën e pasme një makinë tip “ML”.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë ka dyshime se shënjestër ishte një tjetër makinë.

Mbetet e paqartë nëse është një paralajmërim apo atentat të dështuar ndaj drejtuesit të mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Deri më tani është raportuar vetëm për së paku 4 të shtëna me armë.

Të shtënat në Shkodër, reagon policia: Autori sherr me dy vëllezër, i qëlloi me pistoletë

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër  kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Advertisement