Pinknews
“Po bën si grua e dhunuar…”/ Plas debati mes Eglës dhe Julit
Dita e sotme ka nisur me debate për Julian Dedën dhe Egla Cenon në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Teksa Juli i thotë se ‘ka raste kur fjala e tij ka peshë për Eglën’, Ceno iu kthye ‘kur bën thashetheme’. Por Deda shprehet se nuk është fjala për këtë dhe aktorja i drejtohet duke i thënë se ka tre ditë që po e shantazhon.
Pjesë nga debati:
Juli: Ka raste kur më ka fjala peshë për ty Egla
Egla: Po te thashethemet patjetër, e di. Ja shpjegova shoqes tate
Juli: Jo, jo, e di mirë kur më ka fjala peshë. Ke ardhë e ma ke thënë
Egla: Nuk e di dhe me këtë shantazhin që je duke më bërë prej tre ditësh, merre dhe sqaroje me veten
Juli: Po viktimizohesh ti
Egla: Shantazhin ‘e di ti ça të kanë mësuar nga jashtë’. këto shantazhe merri…
Juli: Unë të thashë ‘ça të kanë mësuar nga jashtë?’, ku është kjo?
Egla: Paketoje, fute te dollapi jot
Juli: Mos u viktimizo kot. Nuk më ha fare që po e bën këtë viktimizim
Egla: Nuk po viktimizohem, po të shpjegoj
Juli: Po bën si grua e dhunuar prej 3 ditësh. Nëse je e dhunuar dil jashtë o njeri. Je frikacake