Connect with us

Aktualitet

Po drejtonte makinën pa patentë dhe iu gjeten 10 pasaporta të falsifikuara, arrestohet 21-vjeçarja

Policia ka arrestuar një  21-vjeçare sot në Fier. E arrestuara është Denada Leraku, 21 vjeç. Ajo u kap nga policia duke drejtuar automjetin me të cilin po lëvizte pa patentë.

Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçares iu gjetëm 10 pasaporta të falsifikuara. Policia ka shoqëruar Lerakun drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi sot policia.

Advertisement