Connect with us

Bota

‘Po e marrim seriozisht kërcënimin’, tensionet Kinë-Tajvan

Tajvani ka paralajmëruar për një konflikt me Kinën për në vitin 2027.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit ka thënë se po përgatitet për mundësinë e një konflikti me Kinën në vitin 2027.

Duke folur në një intervistë, Joseph Wu tha se “Ne po e marrim kërcënimin ushtarak kinez shumë seriozisht. Unë mendoj se viti 2027 është viti për të cilin duhet të jemi serioz.”

Inteligjenca amerikane beson se presidenti kinez Xi Jinping, ka urdhëruar ushtrinë e vendit të jetë gati deri në vitin 2027 për të aneksuar Tajvanin. Kina e konsideron Tajvanin, një ishull demokratik dhe vetëqeverisës, si një provincë renegate që duhet të ribashkohet me kontinentin. Që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, Xi ka theksuar se çështja e Tajvanit “nuk mund të bartet brez pas brezi”.

Advertisement