Connect with us

Aktualitet

“Po falimentojmë, viti më i zi”/ Tregtarët e alarmuar: Hamë bukë e presh

Janari konsiderohet si muaji më i varfër për sa i përket fuqisë blerëse në tregun e Vlorës.

Krahasuar me muajin dhjetor në prag fundviti, qarkullimi i mallit në muajin janar lë shumë për të dëshiruar, por pavarësisht kësaj tregtarët flasin për shifra relativisht të ulëta krahasuar dhe me vitet e kaluara duke e cilësuar Janarin si muajin më të vakët.

“Ky ka qenë janari më i dobët nga të gjitha vitet, se unë kam 30 vjet këtu tregtar. Viti më i zi që ka parë Shqipëria deri më sot, ka ikur rinia, zero ne kemi arritur bukë me presh hamë”, deklaroi një tregtar.

Qytetarët dhe tregtarët pranojnë se konsumi i ulët lidhet kryesisht me shpopullimin e madh të Shqipërisë dhe kthimin e emigrantëve pranë vendeve ku jetojnë e punojnë.

“Më keq është, sa vjen dhe bëhet dhe më keq po bëhet, rinia iku me kë do merresh, njerëzit para s’kanë, një nga një po falimentojnë. S’ka fuqi blerëse, rri ashtu tërë tregu bosh”, tha një tjetër shitës.

E ndërkohë që situata sa vinë e vështirësohet për tregtarët, çmimet rriten gradualisht dhe si rrjedhojë fuqia blerëse vazhdon të pësojë rënie.

Advertisement