Sport
Po i mungon goli, Xavi foli për gjendjen e Lewandowskit
“Lewandowski duket i lumtur dhe i kënaqur”, tha Xavi gjatë një konference për shtyp të shtunën. Ai dëshiron të kontribuojë në lojë me gola, por këtë e bën me gjëra të tjera. Për shembull, një asist kundër Cadiz. Golat do të vijnë”.“Ai duhet të shënojë, si pjesa tjetër e sulmuesve. Por tani ai duket i lumtur dhe unë jam i qetë për të.Lewandowski nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e tij të para të sezonit dhe shpreson të shënojë të dielën. Barcelona do të luajë kundër Villarrealit.Sezonin e kaluar, me 23 gola në 34 ndeshje, polaku u bë golashënuesi më i mirë në La Liga. Ai e ndihmoi klubin të fitonte titullin e ligës.