Connect with us

Sport

Po mendoj tërheqjen nga futbolli, thotë portieri i…

Pak javë më parë, Juventusi kishte një moment paniku duke qenë se në ndeshjen përballë Sportingut të Lisbonës, portieri polak Shezni u rrëzua pa ndjenja duke pasur shtrëngime në zemër. Për Sezhnin, ky ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij.Diçka të tillë e ka pranuar vetë portieri polak që shton se po mendon edhe tërheqjen nga futbolli. Ai u shpreh se ka kuptuar që duhet të shpenzojë më shumë kohë me familjen ndërkohë që tregon se po mendon se do të vdiste pas atij momenti.Ishte e frikshme. Mendova se do të vdisja. Pasi i pasova mbrojtësit, ndjeva sikur zemra do të më shpërthente, gjatë një goditjeje këndi i thashë Milik se isha i sëmurë, por lojtarët e Sportingut tashmë po bënin këndoren. Dhimbja e gjoksit ishte e tmerrshme, sot e kësaj dite ne ende nuk e dimë se cila ishte arsyeja pas saj, ndoshta problemet e shpinës.Tërheqja? Është shumë afër, tashmë po luaj më gjatë se sa pritej. Do të ndalem kur të ndjej se nuk mund të jap 100% në fushë, kështu që dua të përfundoj në një nivel të lartë. Nuk do ta tregoj, do ta mbaj surprizë sepse nuk dua asnjë lamtumirë. Pas kësaj dua të luaj pak për qejf.Kryesisht fokusohem te familja dhe djali im, gjatë një sezoni kaloj 1/3 e kohës vetëm dhe nuk është kënaqësi për djalin tim dhe sigurisht për mua. Një ditë kur po flisnim për përfundimin e karrierës sime me familjen time, djali im na dëgjoi dhe më pyeti nëse do të kaloja më shumë kohë me të pasi të largohesha, thashë po dhe ai më pyeti nëse mund të tërhiqesha që tani. Isha shumë i emocionuar”, shprehet Shezni.

Advertisement