Kronike
Po punonte për ndërtimin e HEC-it, aksidentohet dhe vdes 51 vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Gramsh. Punëtori i HEC-it në fshatin Lenie është aksidentuar gjatë punës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
51-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta në trup e për pasojë ka gjetur vdekjen në vendngjarje.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Viktima është identifikuar si Fisnik Vrapi.