Connect with us

Bota

Polemika në Gjermani/ Jep dorëheqjen Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht paraqiti dorëheqjen e saj, e pushtuar nga polemika dhe keqkuptime, e fundit prej të cilave ishte historia e tankeve gjermane Leopard 2, mohuar nga Gjermania për Ukrainën dhe e ofruar Kievit nga Polonia.

Por Christine Lambrecht ka qënë në qendër të kritikëve për disa kohë. E  akuzuar, ndër të tjera, se ka përdorur helikopter për interesa familjare, se ka nënvlerësuar defektet teknike të mjeteve luftarake Puma. Vetë Lambrecht, për më tepër, kishte vënë në pah rolin tepër margjinal të Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermani.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka pranuar dorëheqjen dhe tha se është e rëndësishme të respektohen kuotat brenda qeverisë, që do të thotë se ministri i ardhshëm i mbrojtjes ka të ngjarë të jetë gjithashtu një grua.

Në shtyp qarkullojnë disa emra, duke përfshirë atë të Eva Högl, komisionere e mbrojtjes në Bundestag.

Advertisement