Rajon
Polici i vrarë në veri/ Hill dënon sulmin: Duhet t’i ktheheni dialogut
Ambasada amerikane në Beograd, ka reaguar pasi një zyrtar policor i Kosovës u vra në Banjskë të Zveçanit.
Kjo ambasadë e ka shpërndarë postimin e zëdhënësit Matthew Miller, ku është kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.
“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”.