Kronike
Policia ‘bastis’ stallën e 45-vjeçarit, futi 45 bagëti…
Një 45-vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta. Këto të fundit mendohet se janë kontrabanduar nga Greqia për në Korçë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.