Connect with us

Kosova

Policia e Kosovës arreston një serb/ Petkoviç: Është ish-polic

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër serb. Lajmi është bëre më dije nga vetë policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat. Pas këtij arrestimi ka reaguar, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç,i cili pretendon se i arrestuari është ish-polici serb, Sllagjan Trajkoviç.

“Si po shfaqen papritmas provat kundër serbëve, sapo u larguan nga institucionet, e që nuk ekzistonin derisa ishin pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Petkoviç në Tëitter.

Policia e Kosovës ka arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vepra që lidhen me keqtrajtim, maltretim, plaçkitje, vrasje të civilëve dhe shpërngulje me dhunë të banorëve të Vushtrrisë gjatë vitit 1999.

“Dyshimet e Prokurorisë Speciale konsistojnë në faktin se i pandehuri S.T. së bashku edhe me persona të tjerë të uniformuar ka marrë pjesë në në ofensivën ushtarake të datës 06.04.1999, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në ofensivën e datës 02.05.1999, në qytetin e Vushtrrisë”, u tha në njoftim.

Pas pretendimeve të Petkoviç, ka reaguar policia e Kosovës që ka mohuar se një ish-pjesëtar serb i këtij institucioni është arrestuar në Mitrovicë të Veriut. Sipas një njoftimi për media, Policia i cilësoi këto informacione si “spekulime nga disa mediume serbe”.

“Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person [ish-policin Z.M] në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement