Kosova
Policia e Kosovës vazhdon luftën e UÇK/ Deklarata e Kurtit nxeh gjakrat
Mesazhi i kryeministrit Albin Kurtit se Policia e Kosovës është pasuese e “luftës së UÇK ndaj okupatorit sërb”, ka nxitur reagimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, I cili u shpreh se nuk ka dyshim që deklarata e Kurtit është njohje e politikës militante të Prishtinës madje edhe ata që deri dje kërkonin të mbyllnin sytë para terrorit që po ndërmerret ndaj sërbëve, tashmë nuk mund t’a bëjë më këtë.
“Dhe me të vërtetë, policia e Kurtit në veri të Kosovës përdori të njëjtat metoda të dhunës dhe frikësimit që u përdorën nga UÇK-ja, sepse në shënjestër të terrorit të saj gjatë javëve të shkuara, janë gjendur të gjithë, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit, ndërsa njerëzit rrëmbehen, sulmohen me armë automatike civilë të pa-armatosur dhe një kombi të tërë përmes metodave fashiste të pa-maskuara, po i mohohet e drejta për të egzistuar” theksoi Petkoviç
Ky i fundit ka thënë se duke e identifikuar Policinë Kosovare me një organizatë siç është UÇK, Kurti ka hapur plotësisht kartat dhe pranuar se cili është qëllimi i tij-terrori dhe shfarosja e serbëve.