Kronike
Policia godet bandën e “ujkut të vjetër”, grabitës i disa banesave
Është e lehtë të thuash “ujku gëzofin e ndërron për vesin se harron”. Kjo thënie i përshtatet në mënyrë të përkryer italianit Basilio Pruitit, 68 vjeç, me një të kaluar të rëndësishme kriminale, të shënuar nga vjedhje dhe grabitje në të gjithë Piemonte.
I njohur prej vitesh për forcat e policisë Cuneos, ai u arrestua në Torino për grabitjen e një vile; rasti i shumëfishtë i karrierës së tij kriminale. Oficerët e policisë e ndaluan teksa ikte dhe zbuluan se fundmi kishte mbaruar dënimin me arrest shtëpie për një sërë grabitjesh të kryera në provincën e Cuneos.
Së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, prej muajsh ishte bërë terrori i institucioneve të kreditit të Grandës. Ata ishin të armatosur me një armë (më vonë u zbulua se ishte një lodër) dhe thika. Në një rast ata kishin arritur të kryenin dy sulme në 48 orë, derisa karabinierët e komisariateve të Savigliano dhe Bra u dhanë fund bastisjeve të tyre.
Banda akuzohet se ka kryer gjashtë grabitje: dy në zonën e Savigliano, tre në zonën e Bra dhe një në Pavia. Objektivi ka qenë gjithmonë i njëjtë, bankat. Tre kriminelët, dy italianë dhe një shqiptar, të gjithë me precedentë të veçantë penalë, në fakt ishin takuar në burg.
Ishte viti 2015 ku Pruiti u dënua me 8 vite burg me dënimin e shkurtuar. Tani, sapo ka mbaruar së shlyeri dënimin e tij ndaj drejtësisë, do t’i duhet të përballet prapë me organet e zbatimit të ligjit.