Connect with us

Kronike

Policia jep detaje/ Dy të lënduar nga aksidenti në…

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, mësohet se një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me një karrocë. Si pasojë e impaktit të përplasjes, është plagosur përdoruesi i kësaj të fundit dhe një grua. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.09.2022, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë, shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement