Pinknews
Policia mbylli lokalin duke ia ndërprerë në mes performancën, shpërthen Stresi
Mbrëmjen e djeshme Stresi nuk arriti të përfundojë mbrëmjen dhe performancën e tij në Vlorë ashtu siç ishte planifikuar. Artisti ishte ftuar për të performuar para publikut në një nga lokalet atje por nuk e përfundoj pasi një aksion i Policisë ia ndërpreu duke mbyllur lokalin më herët për shkak të zhurmës. Kjo solli dhe revoltën e tij, i cili në rrjetet sociale ka hedhur të gjithë ‘vrerin’ që ka ndaj Policisë dhe ndaj shtetit.
Përmes një ‘Instastory’, ai i drejtohet shtetit duke pyetur sesi do mbahet turizmi në vendin tonë, nëse muzika mbyllet në orën 23:00. Më tej, ai shton se mbrëmjen e kaluar mbi 2000 turista u kthyen të dëshpëruar pas mbylljes së muzikës.