Connect with us

Kronike

Policia spanjolle ndaloi shqiptarin për “shkelje të rregullave rrugore”, por i gjen drogë në makinë

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Barcelonë, Spanjë pasi po udhëtonte kundravajjtje në autostradë dhe në automjet kishte 799 bimë marijuanë.

Autoritetet spanjolle ndërhynë menjëherë, pasi kuptuan se një makinë po udhëtonte në drejtim të gabuar, “duke vënë në rrezik serioz sigurinë rrugore”. Gjatë kontrollit fizik në makinë u gjetën gjithsej njëmbëdhjetë kuti kartoni të mbyllura, me 799 bimë marijuanë.

Ai u arrestua menjëherë nga Policia spanjolle për veprat penale “shkelje të rregullave rrugorë” dhe “trafik droge”.

Advertisement