Krimi i rëndë në familjen Rama ka tronditur familjarët e viktimës Anesti Rama dhe bashkëfshatarët e tij, në fshatin Frashër të Fierit.
I vëllai i viktimës, Ferdinant Rama ka deklaruar për mediat se ai ka jetuar në Greqi dhe kishte 2 vjet e gjysëm nuk kishte kontakt me të vëllanë.
Sipas Ferdinantit, gruaja e vëllait të ndjerë, Valbona Rama, nuk e lejonte të fliste me të vëllain.
“Ajo thoshte nuk e dua burrin. Merreni, mbajeni ju, merrni pensionin dhe bëni çfarë të doni. Unë nuk e dua, thoshte ajo.
Unë e mora vesh ngjarjen nga kunata. Lajmëroi gruan time, e mori në telefon dhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth dy vite e gjysme që nuk flisja me vëllanë, se nuk e linte ajo të llafoseshim. Për të pyetur pyesja vëllanë tjetër, i thosha si është Anesti. Mirë është thoshte, por është pak i dobët, ka pak kollë”, thotë vëllai i viktimës Anesti Rama.
Ai ka treguar se familja e të vëllait ka patur shpesh kontradikta, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë. Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka patur kontradita të vazhdueshme dhe policia ka qënë shpesh e pranishme.
Trupi i 56 – vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore.