Kronike
Policia zbarkon në Vlorë, arrestohet një person me armë në pastiçeri
Një një operacion të fundit të kryer në Vlorë, policia ka vënë në pranga një person i cili lëvizte me armë zjarri dhe një tjetër që ishte në tavolinë me të e kanë shpallur në kërkim. Operacioni është kryer në zonën Lungomare në Vlorë.
Është ende e paqartë motivi i arrestimit të këtij personi, por ka dyshime se i përket një grupi kriminal. Personi ende i paidentifikuar është ndaluar në ambientet e një pastiçerie, ku gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar një armë zjarri.
Një person i dytë që ndodhej me të në tavolinë, është larguar me vrap. Personi i prangosur është shoqëruar fillimisht në policinë e Vlorës dhe më pas drejt Tiranës. Policia është në aksion e sipër për arrestimin e personave të tjerë./dosja.al