Connect with us

Politike

Politika e pafuqishme/ Jo vetëm Berisha dhe Meta, në dyert e SPAK dhe Rama e Basha

Juristi Indrit Sefa foli për çështjen e “21 Janarit”, pasi këtë të enjte ish-zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u paraqit në SPAK.

Gjatë intervistës juristi, Sefa u shpreh se po pyeten të gjithë personat që kanë pasur pozicione drejtuese. Më tej nënvizoi se edhe Lulzim Basha do të merret në pyetje si ish-ministër i Brendshëm.

“Po pyeten dhe do të pyeten të gjithë personat që kanë pasur funksione drejtuese, për ngjarjen e 21 janarit. Mendoj që përveç funksionarëve publikë do të duhet të merren në pyetje edhe personat që organizuan protestën.

Ka qenë një nga protestat më të dhunshme që ka pasur në Shqipëri. Zoti Basha ka dhënë disponibilitetin e tij sa herë kërkohet nga Prokuroria e Posaçme dhe në rast se do të ketë një fletëthirrje patjetër që duhet të paraqitet.

Kjo është mënyra se si një lidership duhet të përballet me drejtësisë. Prokuroria e Posaçme ka të gjithë mundësitë për të bërë një hetim cilësor dhe shterues dhe të përcaktojë njëherë e përgjithmonë se si është e vërteta e kësaj ngjarje.

Por edhe koha e gjatë që ka kaluar detyron prokurorinë e posaçme që të ketë një ritëm më të shpejtë të hetimeve”, tha ai.

Ndërkohë burimet tregojnë se përveç Lulzim Bashës si ish-ministër i brendshëm në atëkohë, SPAK do të thërrasë edhe Sali Berishën si kryeministër, Edi Ramën si kryetar i PS-së, Ilir Metën si ish-zv/kryeministër, Gjergji Lezhja si ish-sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë, deputetë dhe ish-deputetë. etj.

Po kështu do kërkohen për të dëshmuar edhe disa gazetarë e pronarë mediash.

Advertisement