Connect with us

Rajon

Politikani Nenad Çanak analizon situatën në Serbi: Tubimi i 9 marsit, vendimtar

Politikani Nenad Çanak duke folur mbi situatën aktuale në Serbi dhe protestat e studentëve që po zhvillohen atje, yha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po reziston, pjesërisht edhe për shkak të qasjes së opozitës, e cila, sipas tij, nuk ofron alternativa të ndryshme nga regjimi.

“Problemi kryesor i opozitës këtu është se opozita kryesisht ka të njëjtën politikë si regjimi. Që nga normalizimi i marrëdhënieve me Bosnjen, Kroacinë, Kosovën dhe Malin e Zi, deri tek refuzimi i Vuçiç për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, opozita ka të njëjtat qëndrime si pushteti. Për rrjedhojë, në thelb, opozita nuk është në pushtet, jo sepse ofron diçka ndryshe, por sepse shumë prej liderëve të saj kanë qenë pjesë e pushtetit para ardhjes së Vuçiç. Ajo që do të ndodhë do të qartësohet pas 17 ditësh, pasi më 1 mars do të zhvillohet një tubim në Nish dhe më 9 mars tubimi final në Beograd. Pas këtyre ngjarjeve, do të kuptojmë nëse ky rebelim do të sjellë ndryshime apo do të shuhet,”  – deklaroi Canak

Ai theksoi gjithashtu se studentët po e marrin si të mirëqenë propagandën e qeverisë mbi opozitën dhe shprehu pesimizmin e tij për ecurinë e protestave.

“Protestuesit duan fytyra të reja, ndërsa regjimi, me propagandën e tij, i akuzon kundërshtarët se duan vetëm pushtetin.Studentët kanë kerkesa politike, por nuk kanë përfaqësues politikë. Pa një përfaqësim politik, protestat mund të humbasin fuqinë e tyre. Aktualisht, regjimi po përpiqet të gjejë një zgjidhje duke arrestuar zyrtarë të nivelit të ulët, por pa prekur korrupsionin në nivele të larta” theksoi politikani I njohur

Ndër të tjera, Çanak deklaroi se shërbimet sekrete serbe po monitorojnë nga afër protestat dhe pjesëmarrësit e tyre dhe sipas tij, protestat janë rezultat i viteve të gjata të frustrimit që janë akumuluar në shoqërinë serbe.

“Ky është një shpërthim i frustrimit që ka akumuluar Serbia në 12-13 vitet e fundit. Njerëzit janë të lodhur nga presioni i regjimit, nga kujtimet e luftërave të viteve ’90, dhe nga situata e vështirë ekonomike” – potencoi ai………

Advertisement