Rajon
Politikani serb: Vuçiç po avancon drejt të keqes
Themeluesi dhe kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviç, e cilësoi të gabuar politikën e Sllobodan Millosheviç dhe tha se gjithë situata aktuale është fryt i zbatimit të atyre politikave. “Aleksandër Vuçiç vijoi rrugën e tij, madje duke avancuar drejt të keqes,” – u shpreh Sanduloviç.
Ai theksoi se Kosova ka përparuar në të gjitha aspektet, sidomos falë qeverisë së fundit.
“Këto nuk janë fjalë lajkatuese. Njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë që jam shumë kritik dhe i sinqertë deri në fund,” – deklaroi politikani serb.