Connect with us

Sport

Poloni-Argjentinë/ Lewandowski, Messi apo të dy bashkë

Më 30 nëntor 2022 në ndeshjen e 3-të të fazës së grupeve të Botërorit 2022 në Katar do të takohen kombëtaret e Polonisë dhe Argjentinës. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në Doha në orën 20:00. Argjentina është favorite në këtë përballje sipas parashikimeve të basteve. Fitorja e kombëtares së Argjentinës kuotohet 1.47, suksesi i Polonisë  8.70, dhe një barazim në 4.30. Në grupin C polakët kryesojnë me katër pikë, ndërsa Argjentina është e dyta me tre pikë. Po aq pikë ka edhe Arabia Saudite, e cila është në vendin e tretë. Meksika është e fundit me një pikë, por ruan një shans real për playoff.

Formacionet e mundshme:

Polonia: Szczany – Kass, Glik, Kiwior, Berezinski – Zielinski, Krychowiak, Bielik, Frankovski – Lewandowski, Milik.

Advertisement