Shkrime
‘Popull mosmirënjohës’
Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbrojtjen që kryeministri Edi Rama bën përballë publikimit të listës prej 137 fluturimeve me çarter jashtë vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Bushati ironizon duke krahasuar argumentin e përdorur në këtë rast nga Rama me ato që kryeministri ka deklaruar më herët. Bushati thotë se kryeministri mund të merrte edhe apartamente nga kullat që ngrihen në Tiranë, por se bëri se është i pakorruptueshëm dhe vijon më tej edhe me rastet e tjera.
POSTIMI I PLOTE:
Kur e mendon gjate ky pak paska bere me keto 137 udhetimet promocionale ne favor te Air Albania.
Sepse, per promocion, ai mund te merrte nga nje apartament per çdo kulle qe ngrihet ne Tirane. Mund te merrte aksione tek inceneratori per te promovuar pastrimin e qyteteve. Mund te merrte nje shtepi tek investitoret strategjike ne Dhermi, per te reklamuar turizmin e jugut. Mund te futej aksioner te koncesioni i rruges kombit, per te afruar shqiptaret e dy shteteve. Mund te kerkonte nje jaht per ta parkuar ne portin e ri te Durresit, qe te dyndeshin me lehte sheiket nga Dubai.
Vertet, kur e mendon, ne si popull mosmirenjohes , i kemi ende shume borxhe nje brendi nderkombetar si Edi Rama.
Debati politik ka nisur që pas publikimit nga hakerat iranianë të kartelës së kryeministrit Edi Rama në TIMS, ku janë 137 fluturime vetëm me çarter. Rama tha se nuk bëhet fjalë për çarter komercial por për një avion të thjeshtë dhe shpenzimet janë brenda buxhetit. Opozita e akuzon kryeministrin se ka harxhuar 22 milionë euro për fluturime me çarter duke e krahasuar atë me sheikët arabë. çështja pritet të kalojë në Kuvend ku PD kërkon një komision hetimor për udhëtimet e kryeministrit.