Kosova
Porosia e fundit/ Escobar takim me Kurtin
Para fillimit të takimit të djeshëm me presidentin serb Aleksandër Vucic, kryeministri I Kosoves Albin Kurti është takuar në Bruksel me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar për dialogun me Beogradin.
Në takimin me emisarin e SHBA, sipas një komunikate të zyrës së kryeministrit, është diskutuar edhe për mbështetjen që Amerika i ka dhënë Kosovës në fazën e parë të aplikimit në Këshillin e Evropës.
Sipas komunikates per shtyp, Kurti dhe Escobar diskutuan per axhendeen e takimit, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit.