Kronike
Porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, arrestohet Dritan Rexhepi në Stamboll
Një nga kokat shqiptare të krimit është vënë në pranga gjatë një operacioni anti-drogë në Turqi. Dritan Rexhepi u arrestua gjatë aksioni policor të emërtuar Karteli, në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministri I Brendshëm Turk, Ali Yerlikaya, I cili ka thënë se Rexhepi është kreu I organizatës së drogës Kompania Bello.
Kujtojmë se në vitin 2020, një operacion ndërkombëtar I shtrirë në dhjetë shtete, I quajtur “Los Blancos”, për të cilin u kryen 5 vite hetime, zbuloi qartazi që koka e grupit ishte Pikërisht Dritan Rexhepi.
Ky I fundit është I njohur për arratisjet e tij të bujshme nga disa burgje. Ai arriti të arratisej në vitin 2006 nga paraburgimi policor në Durrës, teksa po mbahej me akuzën e vrasjes me paramendim të dy oficerëve të policisë në Fushë Krujë në vitin 1998.
Më pas Rexhepi arrestohet në vitin 2008 në Hollandë, teksa përsëri arriti të arratisej, ashtu siç kishte bërë në Itali dhe në Belgjike, teksa ndodhej pas hekurave për akuza për trafik droge.
Dritan Rexhepi u arrestua përsëri në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes, teksa u dënua me 13 vite burg për trafik droge.
Ai po qëndronte në burgun e Sigurisë së Larta në Laracunga, në Guajakil të Ekuadorit, por në fund të vitit 2021 rezulton se përfundoi hetimin duke lënë qelinë e burgut, për të vetmen herë në mënyrë të ligjshme, por pa të drejtë për të dal nga Ekuadori.
Bosi shqiptar I drogës në Amerikën Latinë, përveç Shqipërisë ka kërkesë për ta Ekstraduar edhe në Itali, pasi edhe në shtetin fqinj dyshohet se ka kryer vrasje, teksa në kërkim është edhe nga autoritetet Belge. Ndaj Rexhepit rëndon edhe akuza se urdhëroi rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në shkurt të vitit 2020. Viktima u zhduk dhe nuk u gjet më kurrë nga policia