Connect with us

Kronike

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit/ SPAK sekuestron pasuritë e Aurel Hoxhës, 7 apartamente, Lamborghini dhe Rolls Royce

 Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Aurel Hoxhës ditën e sotme, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Klevish Lleshit. Mes pronave të sekuestruara janë lokali “Monopol’ tek ‘Myslym Shyri’, ku dhe SPAK kreu kontroll.

Hoxhës i janë sekuestruar dhe 13 apartamente dhe njësi, të cilat ndodhen të gjitha në zonën e Myslym Shyrit. Po ashti i janë sekuestruar dhe 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogaritë bankare.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025 të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro. Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;
Apartamentet dhe njësitë:

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj. 52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).  Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Si qëndron hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen macabre në Britani e kanë bërë ata, dhe ashtu rezultoi.

Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel. Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri.

Advertisement