Aktualitet
Porti i Durrësit/ Bllokohet skaner, sherr mes shoferëve
Skaneri në Portin e Durrësit ka shfaqur probleme është bllokuar dhe është jashtë funksionit pasditen e sotme. Ky problem ka shkaktuar përplasje mes shoferëve në port, të cilët janë detyruar që të presin me mjetet e transportit duke shkaktuar dhe radhë të gjata.
Bllokimi i përkohshëm i sistemit të skanerit në portin e Durrësit ka krijuar vonesa në përpunimin e mjeteve që presin të imbarkohen në tragete. Makinat, kamionët dhe çdo mjet tjetër po kontrollohen me radhë dhe procedura e ngadaltë ka bërë që shumë tregtarë dhe shoferë të humbasin tragetin.
“Kemi probleme se nuk punon skaneri. As këta nuk na japin fletën e skanerit e as Policia nuk mban rregullin. Ne zihemi, presim këtu. Trageti iku,”-thotë njëri prej shoferëve, duke kërkuar ndihmë për zgjedhjen e situatës. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Porti i Durrësit për të shpjeguar edhe përse ka ndodhur