Connect with us

Politike

Porti i Durrësit/ Këlliçi: Firmë në këmbim të parave

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, e ka konsideruar Portin e Durrësit, një vjedhje që tejkalon ambicien e çdo mafiozi në botë.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi tha se sipas projektit, do të ndërtohen 12600 apartamente dhe në këmbim shtetit shqiptar do t’i jepen 200 mijë euro në vit.

Sipas tij kjo është vlera e vetëm një ose dy apartamenteve që do të ndërtohen.

Postimi i plotë:
Durrësi, Ballkoni i Adriatikut, porti i Shqipërisë dhe i Kosovës, përpunon sot rreth 4 milionë tonë mallra.

Marrëveshja thotë, ata marrin falas 3 miliardë euro truallin, ndërtojnë aty 12600 apartamente dhe në këmbim i japin shtetit shqiptar 200 mijë euro në vit, sa vlera e një ose dy apartamenteve. Një vjedhje që sfidon ambicien e çdo mafiozi në botë.

Mashtruan një popull sikur po i begeniste Emiri i Dubait, princi i kurorës apo sheiku filan. Mbushën media e portale dhe në fund dolën ata që janë, sekserë që vegjetojnë në politikë me përqindjet e lejeve të ndërtimit. Firmë në këmbim të parasë.

I drejtohem mediave që u rraskapitën duke komentuar opozitën. Investigoni vajtjet e lalit tuaj në Azinë e largët.

Advertisement