Ekonomi
Porti i Durrësit/ Përpunohen 5 anije me mbi 11 mijë tonë mallra, në pritje 3 të tjera
/ATSH/ Në katër terminalet e portit më të madh të vendit vijon pandërprerë përpunimi i mallrave nga anijet tregtare.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se ditën e sotme janë në përpunim 5 anije me 11 257 tonë mallra dhe 200 konteinerë.
Sipas Autoritetit, mallrat që po përpunohen janë të llojeve të ndryshme si: çimento, grurë, hekur, etj.
Në pritje për tu përpunuar janë edhe 3 anije me 11 245 tonë mallra të ndryshme si grurë, skrap, makineri.
APD thekson se përpunimi i mallrave vijon me kapacitet të plotë në port.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.