Aktualitet
Porti i Durrësit/ Pyetjet që presin përgjigje për projektin
Porti i Durresit është aseti më i rëndësishëm ndërkombëtar i vendit për rëndësinë gjoegrafike, por jo për madhesinë dhe mundësite që ofron për tregtinë rajonale. Aq sa porti i Bar, në Malin e Zi po shndërrohet në pikë më të rëndësishme, për shkak të madhësisë dhe teknologjise, pavarësisht pozitës gjeografike. Në këto kushte është e domosdoshme që Porti i Durrësit të zgjerohet, të rikonceptohet dhe të modernizohet. Aty ku ndodhet kjo është e pamundur për shkak të vendndodhjes. Në jug është autostrada, në veri është dhe në lindje është qyteti, në perëndim është deti. Ideja e zhvendosjes së Portit në Porto Romano mund të jetë produktive. Në këtë rast do ishte produktive edhe ideja e shndërimit të portit aktual në një port jahtesh siç po kërkon qeveria. Projekti i publikuar ngjan më shumë me një qytet të ri se me një port jahtesh. Nese do te ishte një investim strategjik për krijimin e një porti të ri tegtar, me të madhin në Adriatikun Lindor, Dosja.al do ta mbështeste projektin pavarësisht akuzave për përfshirjen personale të Kryeministrit. Kjo do të thotë që nese Qeveria, sot në Kuvend, do tu pergjigjej këtyre pyetjeve, në mënyre transparente, nuk ka asnjë arsye për të mos e mbështetur projektin. Më poshtë po rëndisim pyetjet që nuk kanë akoma një përgjigje:
1. Kur është konstatuar se Porti i Durresit nuk i ka mundësitë për të plotësuar kërkesën rajonale për tregti?
2. Pse nuk është deklaruar më parë pamjaftueshmëria e Portit për plotësimin e nevojave dhe ambicieve për të qenë porti më i rëndësishëm tregtar i ballkanit perëndimor?
3. Kur është ideuar ndertimi i një porti të ri tregtar me kapacitete dhe teknologji konkuruese?
4. Pse u zgjodh Porto Romano dhe jo Triporti ne ZvëRnec siԷ ishte planifikuar më shumë se 30 vjet më parë?
5. Sa do të jenë kapacitetet e portit të ri?
6. Sa do të jetë kostoja e portit të ri?
7. Për sa kohë do të ndërtohet porti i ri?
8. Ku do të gjenden fondet për Portin e ri?
9. A do të jetë porti i ri më i madhi në Ballkanin Perendimor?
10. Cila është infrastruktura shoqëruese e portit të ri dhe sa do të kushtojë?
11. Sa do të përfitojë buxheti nga porti i jahteve i Alabar?
12. Sa pjesë e fitimit nga Durres jacht marina do të shërbejë për investimin në portin e ri?
13. Sa kushton toka e falur në Portin aktual?
14. Nëse toka nuk do të falej, a mund të shërbente shitja e saj në tregun e lirë për të financuar portin e ri?
15. Pse shteti ka 33 për qind të fitimit dhe jo 33 për qind të biznesit?
16. Sa është vlera e parashikuar e fitimit që do prodhojë investimi?
17. Sa është vlera e 33 për qind të fitimit në krahasim me 33 për qind të aksioneve?
18. Sa është vlera e 33 për qind të fitimit në krahasim me vlerën që do prodhonte dhënia e tokës për zhvillim?
19. Në cilën praktikë të mëparshme të investimeve të Eagle Hills e ka gjetur qeveria faljen e tokës?
20. Sa është fondi i parashikuar në buxhetin e 2023 për Portin e ri tregtar?
21. A ndikon procesi i dhënies pa garë të Portit të Durrësit në marrëdhënien me Bashkimin Europian për shkak të prishjes së marrëveshjes së stabilizim- asociimit (MSA)?
22. A ndikon ligji special për Eagle Hills në prishjen e klimës së biznesit dhe si rrjedhim në pëngimin e investimeve të huaja nga Perëndimi?
23. Pse nuk u be garë siç e parashikon detyrimi i MSA?
24. Pse zhvillimi i zonës projektohet me pallate dhe jo me hoteleri?
25. Sa ndikon prioriteti që qeveria i jep Durrës Yacht Marina me pasaporta te arta, në konkurencën e lirë?
26. Pse porti i jahteve nuk është më i madhi në Ballkan siç pretendoi qeveria përpara kontratës?
27. Kur parashikohet të ndërtohet Porti i Jahteve?
28. Cfarë do të ndodhë nëse qeveria nuk gjen fonde për ndërtimin e portit të ri? E kujt do jetë toka? Cfarë do ndodhë me kontratën që i jep automatikisht tokën investitorit?