Politike
Porti/ Rama po e ndërton me grupe anti shqiptare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për projektin e Portit të Durrësit duke thënë se është aferë ku janë të përfshirë gangsterë politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi. Sipas Berishës, Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, duke shtuar se janë biznesmenët e Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.”
Gjithashtu shtoi se nuk do njohë asnjë vendim për Portin e Durrësit, duke theksuar se Rama do mbajë përgjegjësi penale.
“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafies Rama Alabar përfshijnë vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Siç e shihni kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies me të rrezikshme. Edi Rama vëllezërit Kariç, Vuçiçi prapa tyre pasi vellezërit Kariç janë aksionerët kryesore të dy kompanive të Alabarit në Beograd dhe përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë përsipër ndërtimin e Smart City në Minsk ku kompania e Minskit ka për Presidentit ndihmësin kryesor të Lukashenkos.
Në këtë kontekst jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e familjes së tij në Portin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti shqiptare dhe anti evropiane siç janë biznesmenë të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multimiliardeshe kemi të bëjmë me bashkëpunimin gangster politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi”, tha Berisha.
Në përditësim…
PD do vijojë të jetë e dyzuar? Berisha: U bënë përpjekjet për ta ndarë, por treni është i pandalshëm
Berisha komenton takimin Rama-Vuçiç në Beograd: Ballkani i Hapur është nismë anti-shqiptare! Kryeministri u trajtua si vasal
“Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Të themi atë që është por kjo nuk më bëri përshtypje se është vasal. Ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë anti-shqiptare.
Aleksandër Vuçiç, një serb sa Milloshevici, Gjergjovici dhe sa çdo serbomadh tjetër po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt, po e përdor në rrafshin politik për t’iu kundërvënë Berlinit. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë, po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën por kjo i dështoi sepse Perëndimi e pati të qartë se kufiri i tij në Ballkan është i Kosovës.
E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci, këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kurse shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme”, tha Berisha.
Bashkë për protesta! Berisha pranon takimin me Metën në selinë e PD
‘Pardje jam takuar me zotin Meta nuk kemi fiksuar një datë fikse por kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar përballjen me këtë regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend vjedhjen plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit’- tha Berisha.