Connect with us

Sport

Portugalia fiton për herë të dytë Nations League, Spanja mposhtet në ‘ruletën’ e penalltive

Portugalia është shpallur kampione e UEFA Nations League 2025, pasi mposhti me penallti Spanjën në një finale të zjarrtë dhe plot emocion të zhvilluar në Allianz Arena të Mynihut. Në një duel mes dy prej përfaqësueseve më cilësore të futbollit europian, ekipi i drejtuar nga Roberto Martínez tregoi pjekuri, qartësi taktike dhe shpirt gare për të ngjitur sërish majat e kontinentit. Gjithçka u vendos në goditjet e penalltive (koha e rregullt përfundoi 2-2), ku portugezët u shfaqën të gjithë të saktë, ndërsa për spanjollët gaboi Alvaro Morata në serinë e katërt, duke e bërë të pavlefshme ekzekutimin pestë për ‘La Rojan’

Protagonistët e finales ishin të shumtë, por nderin e golit vendimtar, atë të barazimit 2-2, e mori Cristiano Ronaldo. Me këtë sukses, Portugalia fiton titullin e dytë në UEFA Nations League, pas triumfit të parë historik në vitin 2019. Kjo fitore jo vetëm e ngre në piedestal ekipin e Roberto Martínez, por gjithashtu konfirmon se Portugalia është një forcë e madhe në arenën ndërkombëtare një skuadër që di të rinovohet, të përtërihet dhe të fitojë, por gjithmonë me Criastiano Ronaldon në fushë. Një tjetër natë magjike për një kombëtare që di të ëndërrojë… dhe të fitojë.

Golat

Zhbllokohet pa u mbushur minuta e 21-të e finales së Nations League mes Spanjës dhe Portugalisë. Pas një kundërsulmi të shpejtë të spanjollëve. Zubimendi thjesht shty topin drejt rrjetës, pasi topi i mbeti para këmbëve me pak fat, 1-0 për ‘La Rojan”.

Portugali – Spanjë 0-1

Zgjat shumë pak epërsia e Spanjës, pasi Nuno Mendes realizoi për portugezët.Portugali – Spanjë 1-1

Tjetër gol në ‘Allianz Arena’ të Mynihut: Oyarzabal përmbyll me gol një aksion të shpejtë të spanjollëve, 1-2

Portugali – Spanjë 1-2

Vjen goli i 138 me kombëtaren luzitane për Cristiano Ronaldo: krosim nga  majta e sulmit me CR7 që bën atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë, 2-2

Portugali – Spanjë 2-2

Mbyllet pa fitues koha e rregullt, shkon në shtesë finalja e Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës.

Advertisement