Connect with us

Kronike

Prag tragjedie/ Makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj

Një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë mjeti që po lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit ka humbur kontrollin e mjetit duke mos shmangur aksidentin

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën

Nga ana tjetër policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

Advertisement