Kosova
PRAGU I NDARJES/ Analisti Lubonja paralajmëron pasoja për Albin Kurtin

I pyetur se a do të prodhojë pasoja fakti që pushteti në Kosovë ka pasur marrëdhënie të acaruara me administratën e presidentit te ri amerikan Donald Trump, më konkretisht meRichard Grenell, një prej njerëzve të tij që pritet të jetë prapë në një pozitë të rëndësishme, analisti Fatos Lubonja tha se kryeministri Albin Kurti kurrsesi nuk mund t’jetë i kënaqur me fitoren e Trumpit, pasi ai ka qenë mbështetës i Kamala Harris gjate fushates zgjedhore ne SHBA dhe se Kosovës i levderdiste fitorja e saj.
“Po të shikosh në një kontekst më të gjerë, mund të them se ka plot njerëz që mezi presin që Trumpi të ndërpresë luftën në Ukrainë. Ka edhe plot gazetarë të së majtës në Itali, që kanë thënë se në qoftë se ka ndonjë të mire ai është se do e ndërpresë luftën. Mbyllja e luftës, që nënkupton një fitore të Putinit, pa dyshim që në nivel më të ngushtë lokal të interesit tonë si shqiptar, nuk e favorizon Kosovën. Kam frikë se Albin Kurti mund konsiderohet si një pengesë për rimarrjen e planit të vjetër të ndryshimit të kufijve mes Kosoves dhe Serbise, dhe që mund te lehtësohet te vihet ne zbatim ne kuader te mbylljes se luftës mes Rusise dhe Ukraines. Aq më tepër në qoftë se do të shtojmë një faktor tjetër, që një protagonist i atij plani ka qenë edhe Edi Rama i cili ka arsyet e veta, me shumë se një, për të mos pasur raport të mirë me Albin Kurtin, mundësisht për ta eliminuar atë politikisht” – deklaroi Lubonja duke theksuar gjithashtu se Rama i ka dhënë disa herë sinjalet që ka dashur ta bëjë këtë nëpërmjet të huajve, (ndonjëherë evropianëve, ndonjëherë amerikanëve).
“Kështu që mendoj se qeveria e Albin Kurtit me Trumpin president ne SHBA do të ketë rrëziqet e veta, por mendoj se kjo çështje duhet parë përtej kësaj qeverie. Duhet parë edhe nga opozita, me shqetësimin se çfarë mund të ndodhë. Nuk mund të ngelen shqiptarët në stilin e tyre të vjetër, që për interesat personale apo grupit dhe partisë, do bashkohen me cilindo e me çdo opsion duke harruar se jane pjesë e një gjëje më të madhe: interesit të Kosovës” – theksoi Lubonja duke kujtuar se Rama i ka ofruar dhëndrit të Trumpit para disa kohe mundësinë që të bëjë invesitime në Shqipëri, në Sazan dhe në lagunën e Vjosës. Siç ka bërë edhe Vuçiqi.
“Mbetet dyshimi se ka edhe ndonjë lloj dakordance Rama – Vuçiq në këtë aspekt, prandaj t’shkon mendja edhe teshkëmbimi i territoreve që lidhet edhe me lobuesit e përbashkët që kanë te Trumpi të dy. Eshte ende hipotezë, por që mund të investigohet” – potencoi analisti I njohur.
I pyetur se paskesaj do ishte me leverdi qe kryeministri Albin Kurti duhet te tregohet me elastic, Lubonja tha se një lloj force që ka pasur Albin Kurti në opinion, pavarësisht edhe problemeve që mund të sjellë kjo, është nkoherenca: qëndrimi me kokëfortësi në disa gjëra që ka thënë.
“Kjo i ka dhënë Kurtit një lloj besueshmërie, të paktën te një pjesë e elektoratit. Une ngulmoj që politikanët shqiptarë duhen të forcohen e të mbajnë qëndrime autonome, çka nuk do të thotë t’i hapin luftë Amerikës. Kështu që një lloj ndërrimi i flamurit përsa i përket vizionit që ke për botën më duket se vetëm se i humbet pikë Kurtit sepse tek Edi Rama braktisja e çdo vizioni për interesa pushteti bën pjesë në qenien e tij si politikan” – theksoi Lubonja.

