Kosova
Prandaj DUA LUFTE, Daçiç për votën e BeH për Kosovën në KiE
Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç edhe një herë ka shprehur mllefin e tij për shkak të nismës për Rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga serbët në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Nuk ka gjenocid që nuk është kryer nga vendet që tani mbështesin Projekt-Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por forca mund të bëjë gjithçka” – ka thënë Daçiç, i cili pretendon se sipas konsultimeve jozyrtare në Nju Jork shihet se “nuk ka patur konsensus për këtë çështje”.
Ai u shpreh se “projekti zero” i rezolutës u prezantua nga Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina, duke “pyetur” se nëse bëhet fjalë për një përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës apo “vetëm për një ambasador të kombësisë boshnjake”. “Sikur të ishte një serb (i Bosnjës) në Nju Jork, nuk do të kishte asgjë nga kjo rezolu të. Sikur të ishte një serb në Strasburg, nuk do të kishte asgjë as nga votimi. Si mund të votojë Bosnja dhe Hercegovina për pranimin e Kosovës në KiE dhe të presë që ne të respektojnë integritetin dhe sovranitetin e saj territorial” – ka pyetur Daçiç.
Ai gjithashtu ka përsëritur se rezoluta është prezantuar, porse nuk është shprehur dëshira për të diskutuar, teksa “shumë vende kanë shprehur kundërshtime” për mënyrën e miratimit të tekstit të rezolutës.
“Kurrë nuk ka ndodhur të mos ketë konsensus për çështje të tilla. Mendoj se nuk vlen të diskutohet sepse bëhet fjalë për drejtësi selektive. Le të sjellim ndërmend gjenocidet e kryera nga Gjermania, Holanda dhe Turqia”- theksoi ministri serb.
Ai gjithashtu ka thënë se “është shumë interesant fakti se presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk ishte i informuar” se vendi i tij e kishte mbështetur rezolutën për Srebrenicën.