Shkrime
Prandaj të tërbon Vrenozi, jo vetëm pse ta menderosi po se ai është e bardha kurse ti Rama e zeza

Nga Edi Paloka/
Kur mora vesh këtë “ftesën” e Ramës për kafe me Vrenozin dhe mësova përgjigjen qe i kishte dhënë Iliri, sigurisht u gëzova dhe pse jo, u ndjeva dhe krenar për qëndrimin dinjitoz të tij. Komunikova me Ilirin dhe mes të tjerash i bëra të qartë që Rama nuk do ti ndahej për ca kohë. I ka dhembur e djegur aq shumë refuzimi yt sa ha veten nga inati. Ai që është mësuar të korruptojë deputetë, kryetarë partish, ambasadorë e funksionarë të lartë perëndimorë deri tek drejtori i FBI Mc Gonigal, nuk korruptoi dot një qytetar të njohur për varfërinë e tij…
Rama nuk arrin as ta përtypë po as ta besojë që i ka ndodhur kjo. Sepse Rama dhe lloji i tij nuk e besojnë që në këtë llum ku ka zhytur vendin ai , ka dhe njerëz dinjitoz, me parime e moral që nuk shiten e nuk blihen si bagëti as kur janë aq të varfër e të vuajtur sa Ilir Vrenozi. Për fat të keq, jo vetëm për Ramën po dhe për ata rreth tij, sot i ndershmi e parimori është budalla! Kush nuk vjedh, nuk korruptohet, nuk intrigon e nuk lëpihet, është çyryk. Ata që vjedhin, korruptohen, ata që ju hyjnë njerëzve në shtëpi si miq e pastaj ju marrin gruan, ata qe intrigën e poshtërsinë e quajnë vlerë, ata janë “të zot” e të përshtatshëm për “rilindjen” Prandaj Rama tërbohet nga Vrenozi e nga vrenozët. Jo vetëm pse ja menderosi Ilir Vrenozi po sepse Rama kryeministër është krejt e kundërta e Ilirit të varfër.
Vrenozi është i varfër e pa shkollë të lartë, prindrit nuk i lanë asgjë, por respekti që ai ju bënte dhe ju bën edhe tani qe nuk janë më, është shembullor. Ti Edvin pa prindërit e tu do kishe mbetur një hiç, siç je realisht . Gjithçka ta dhanë ata po ti kurrë nuk i respektove, përkundrazi i fyeje e dhunoje e vetëm kur të duhej ti përdorje për interesin tënd në politikë luajte rolin sikur i respektoje! Vrenozi është i varfër po ka rritur me dashuri një djalë, Enrin, me parimet më të forta morale e qytetare. Sjelljen tende me djalin Edvin e dinë të gjithë. E nëse vërtetë e ke gjetur ndonjëherë të fshehur e të trembur – siç ke thënë – ka qenë fshehur prej teje… Iliri i varfër, ka një motër me aftësi ndryshe e kujdeset për të si nënë e babë me dhembshuri. Ti i fyen fëmijët me aftësi ndryshe!
Vërtetë Iliri lëshon edhe fjalë “banale” , po ai nuk është kryeministri që shan e fyen me banalitete këdo. Vrenozi nuk ju thotë fëmijëve shihni fotot e mia nudo… Prandaj të tërbon Vrenozi, jo vetëm pse ta menderosi po se ai është e bardha e ti e zeza. Po bën gjoja ironi këto ditë se Vrenozi është përfaqësuesi i denjë i PD. Po, pa ironi fare, Vrenozi, ai që ti ju lute të ulej për kafe me ty e ta menderosi, është i denjë për PD prandaj ka zgjedhur të mbështesë një lider të ndershëm që respekton familjen e ka vlerat morale e parimet e grave e burrave të ndershëm e dinjitozë!.

