Connect with us

OPINION

Pranga dhe konfiskim për sheikët e korrupsionit!!!!

Nga Azgan Haklaj

Pranga dhe konfiskim për sheikët e korrupsionit!!!!

Në këtë verë të nxehtë normalisht duhet të kishte pushim e qetësi edhe për politikanët në Shqipëri.
Largimi i shumë prej tyre nga ekranet do të relaksonte provizorisht shqiptarët e bezdisur deri në neveri nga komportimi e protagonizmi i tyre.
Ata janë kopje e kronikave të zeza të krimit dhe kjo ësbtë fatkeqësi që i shkel dhe kufijtë e çudisë.
Por si demonët e papërtueshmëm në shpikjen e fatkeqësive ata nuk heshtën.
“Plazhin” e bënë në Himarë duke greqizuar shtetërisht këtë trevë historikisht shqiptare e atdhetare.
Edi Rames të dhjaksur e të kapur për bishti nga presioni helen si gjithmonë i erdhën në ndihmë dyshja Berisha-Meta.
Njëri me perralla nga ballkoni e tjetri me karagjozlliqe përrenjëve e kodrave i lanë dorë të lirë ortakut Rama në këmbim të favoreve të dukshme e të padukshme.
Natyrisht favorin më të madh e presin te tre nga komisioni “Xhafa”, i cili ka marrë mision ti pres hovin ndëshkues ligjor organeve të drejtësisë së re SPAK-ut dhe GJKKO-së.
Me llogaritë e bëra kjo treshe demoniane e politikës ëndërron që bashkë me atrofizimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme t’ju vejë “kufirin te thana”edhe aleatëve tanë euroatlantikë të cilët janë shndërruar jo vetëm në sponsorizues të drejtësisë së re por në misionarë realë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit.
Fakti që sondazhet deshmojnë për një pëlqim dhe shpresë mbarëshqiptare te këto organe natyrisht që është dhe deshmi e përbuzjes së tyre nga establishmenti politik i degraduar e i kriminalizuar.
Ka kaq shumë bëma e gjynahe kurruptive e kriminale të kësaj treshje dhe enturazhit të tyre sa nuk do mjaftonte as përsoneli i Gjykatës së Nurenbergut të pas Luftës së ll-të Botërore për ti gjykuar.
Nuk ka ditë të kaluar që të mos gjesh vulën e tyre të zhvatjes së ekonomisë dhe financave publike.
Nuk ka ditë të sotme që të mos çelet me një skandal.
Tani si mafia kur merr zemër e çmenduri skandalet i tejkalojnë kufijtë e vendit dhe lundrojnë në ujëra ndërkombëtare.
I fundit që u interceptua nga organizata e media investigative botërore është ai i mbetjeve toksike.
Ky aksion i pistë i cili u shpërblye nga Edi Rama me poste të pamerituara ministrore ka në gjenezë edhe Sali Berishën.
Ishte ai kumbari i “Kurum” derisa ju dha jo vetëm koncensione por dhe ju shiti për 5 aspra 3 vepra të rëndësishme hidrike të cilat ishin pasuri strategjike kombëtare.
Jam i sigurt se ky rast akut skandaloz do të
shërbejë si indicie për një hetim të thelluar nga SPAK-u, sepse ka ardhur jo vetëm koha e fundme e gjykimit, denimit dhe sekuestrimit të miliarda pasurive që këta sheikë të korrupsionit shtetëror kanë grumbulluar.
Nuk ështl i rastësishëm togfjaleshi “korrupsion domethënës” me të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ka përkufizuar e do të përkufizojë në vijim establishmentin politik shqiptar.
Ky nuk është supozim por hulumtim i argumentuar nga sherbimet inteligjente, organet ligjzbatuese si dhe nga hetime ekonomike në banka off-shore të parajsave fiskale.
Përgjimet e kryera nga shumë sherbime partnere po nxjerrin në dritë një imlikim të çmendur kriminal të kësaj klase politike e cila ka tejkaluar dhe organizatat me mafioze të globit si Camorra apo Sinaloe.
Ndaj ata sot janë në panik dhe kanë shtërnguar rradhët ndërmjet tyre ku haptas në parlament ashtu edhe fshehtas në klandestinitet për tu bërë unik duke harruar luftën politike e diversitetet duke prononcuar formalisht si papagaj disa fraza e slogane bajate nëpër foltore.
Situata e rëndë globale e rajonale atyre jo vetëm nuk ju bën përshtypje për të vepruar si shtetarë e ish shtetarë të përgjegjshëm por janë gati të nxisin një konflikt të brendshëm në atdhe vetëm e vetëm të mbulojnë me mjegull e tymnajë lufte gjurmët e thella të korrupsionit e abuzivizmit të
tyre.
Jo vetëm nga besimi e optimizmi im por nga shumë levizje e mesazhe të aleatëve kohët e fundit në rajon dhe vendin tonë jam i sigurt se koha e ndeshkimit të tyre po afron.
Në këtë vjeshtë me stuhi të pritshme mbi pemën e korrupsionit e krimit do të bien përtokë këto fruta të krimbura e të kalbura për tu tretur në dheun e harresës.

Advertisement