REAGIM
Preç Zogaj: PD po përjeton një ndarje pa perspektivë bashkimi
Themeluesi i PD-së, Preç Zogaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kjo parti po përjeton ndarjen më të madhe që nga krijimi i saj.
Ai nënvizoi se në PD duhet të punohet për një bashkëpunim se bashkim nuk mund të ketë.
“Është ndarja më e madhe në fakt është kjo që evidente. Ndarje e përkohshme mund të jetë. Në momentin aktual është një ndarje pa perspektivë bashkimi, por ka një perspektivë bashkëpunimi.
Arsyet e ndarjes janë arsye përjashtuese. Rruga me drejtë është që punohet për një bashkëpunim se bashkim nuk ka aty”, u shpreh Zogaj.
“Partia nisi si një front i gjerë studentor intelektual popullor në grupime të ndryshme dhe duhet të mbijetonte si e tillë, si një mozaik qasjesh. Praktikisht me ardhjen në pushtet PD nuk po arrinte të bashkëjetonte me mendimin ndryshe”, tha ai më tej.